C-RX Creme - CaliVita

Go to content

C-RX Creme

Produktet e tjera
C-RX Creme
Krem kundër celulitit (150 ml)

Celuliti është një fenomen i bezdisshëm në trupin tonë, i cili shkaktohet nga akumulimi i yndyrës dhe depozitimi në shtresën e indeve lidhore të lëkurës, si dhe nga dobësimi i indeve lidhore. Përbërësit aktiv të produktit C-RX (çaji i gjelbër, rozmarina), duke stimuluar qarkullimin dhe shkaktimin e valës së gjakut ndihmojnë në detoksikimin e indeve dhe në metabolizmin e ideve yndyrore dhe lidhore, në këtë mënyrë duke e bërë lëkurën edhe më të lëmuar dhe më të përshtatshme. Përmbajtja saponike e aguliçes përmirëson qarkullimin lokal të gjakut, kurse shkurrja Hippophae rhamnoides ndihmon në intensifikimin e metabolizmit. Para-vitamina B5 dhe bisabololi rigjenerojnë lëkurën duke e bërë më të butë.

Kujt i rekomandohet?
  • secilit, që dëshiron ta heqë qafe celulitin;
  • për ta plotësuar dietën për humbje peshe dhe për të arritur një formë më të mirë të trupit;
  • për ta plotësuar ushqimin detoksikues.

Përdorimi: bëni masazh me krem në tërë pjesën problematike dy herë në ditë, në këtë mënyrë intensifikohet absorbimi dhe plotësimi i gjakut! Rekomandojmë të bëni një tush duke alternuar ujin e ftohtë dhe të nxehtë dhe duke fërkuar rajonet problematike me një sfungjer rrjetor para aplikimit. Aplikimi i produktit rekomandohet vetëm për periudhën prej së paku tre-gjashtë muajsh së bashku me një mënyrë të duhur jete dhe trajtimi të jashtëm. Për një rezultat afatgjatë, është i nevojshëm post-trajtimi dhe mirëmbajtja e trajtimeve.

A e dini se?
A e keni ditur se ju mund të luftoni kundër celulitit edhe me trajtim të brendshëm, përveç atij të jashtëm? Vitamina C kontribuon në prodhimin e sasisë normale të kolagjenit, dhe në këtë mënyrë luan rol në ruajtjen e fortësisë së lëkurës.

Vërejtje!
Vetëm për përdorim të jashtëm! Kujdes nga kontakti me sy! Mos aplikoni produktin nëse jeni të ndjeshëm ndaj përbërësve të produktit dhe në rast të ngacmueshmërisë apo sëmundjeve të lëkurës. Nëse përjetoni probleme gjatë përdorimit, ju lutem kontaktoni mjekun tuaj! Mos të aplikohet gjatë shtatzënisë, gji-dhënies apo tek fëmijët.
Back to content