#partyUp - CaliVita

Go to content

#partyUp

Produkte të tjera CaliVita
në magazinë
#partyUp - gati per feste
25% zbritje në blerjen e parë >>
#partyUp - smanjuje simptome mamurluka

Calivita #partyUp

për hangover

#partyUp – për një të nesërme më të rehatshme Një numër i vogël njerëzish nuk e kanë përjetuar krapulencën (dhimbje koke pas të pirit shumë alkool). Dhe, ndoshta ju kujtohet kur ishit të detyruar të hiqnit dorë nga mbledhja për shkak se ndeja kishte zgjatur shumë mbrëmjen e kaluar? Apo, kur keni marr ditë pushimi për arsye të njëjtë? Apo kur gjatë gjithë ditës keni qëndruar në shtrat, por nuk keni mundur t’i thoni foshnjës suaj tre vjeçe se nëna po e shfrytëzon një ditë të lirë? Pasojat e pakëndshme të alkoolit Çfarë i ndodh trupit tuaj në këtë rast? Si pasojë e alkoolit në trupin tuaj krijohen kimikate toksike, të cilat shoqërohen me një vëllim të madh të dehidrimit, sepse alkooli e hedh ujin jashtë organizmit. Pasojë e përgjithshme e këtyre proceseve është kombinimi i lodhjes, mungesës së përqendrimit, ndjenjës së etjes, gumëzhimës së kokës dhe çrregullimit të lukthit të nesërmen. Ndejat, evenimentet dhe miqtë dhe familjen Nëse keni vendosur për të pirë, atëherë bëjeni këtë në mënyrë të përgjegjshme dhe të moderuar. Megjithatë, nëse tanimë është vonë, ne jemi këtu për t’u ju ndihmuar. Tani e tutje do të ishte mirë që në xhepin tuaj ta keni kapsulën #partyUp pavarësisht nëse keni ndonjë festë me miqtë, familjen apo ndonjë eveniment në kompani. Përdoreni një kapsulë para dhe 2 pas evenimentit, këto të fundit para se të bini në gjumë. Do të ishte mirë që t’i keni edhe ca kapsula tjera me vete sepse nuk dihet nëse edhe dikush tjetër mund të ketë nevojë për to. Një mekanizëm kompleks i veprimit Çfarë mund të bëj produkti? Mekanizmi i tij i veprimit është jashtëzakonisht kompleks. Krahas ndihmës dhe përcaktimit për mbrojtjen e mëlçisë dhe mbështetjes së funksioneve të tij, produkti vepron edhe drejtpërdrejtë në uljen e pasojave të pakëndshme të konsumimit të alkoolit. Gjitha kjo kryhet përmes 14 përbërësve aktivë dhe në 5 nivele. #partyUp është një produkt pa të meta, ndërsa kompleksiciteti i tij e bën atë të veçantë në treg. Përmban vitamina, minerale, aminoacide, antioksidues dhe barishte. Mbrojtje, “shpëtim emergjent”, rigjenerim Le të shohim se si elementet e ndryshme të produktit ndihmojnë organizmin tuaj: Aminoacidet me përmbajtje të sulfurit dhe gjembi i gomarit (Silybum marianum)mbrojnë trupin dhe mbështesin funksionin e tij detoksifikues. Nopali dhe xhenxhefili qetësojnë lukthin. Dy llojet e xhensenit stabilizojnë sistemin nervor, ndihmojnë në pastrimin e kokës dhe në përmirësimin e përqendrimit. Magnezi dhe zinku zëvendësojnë mineralet e shterura dhe ndihmojnë në dekompozimin e alkoolit. Vitaminat C, B1, B6 dhe acidi folik, së bashku me acidin gama linolenik rigjenerojnë trupin, si dhe përforcojnë sistemin imun. Natyrale dhe e padëmshme Natyrshmëria dhe butësia ka qenë synim i yni jo vetëm gjatë përzgjedhjes së përbërësve aktivë, por edhe gjatë prodhimtarisë. Kështu që, ju nuk do të fusni në organizëm stimulues kimikë apo shtojca artificiale sikurse agjentët ngjyrues, konservuesit apo erëzuesit. Ne po ashtu iu kemi shmangur përbërësve me origjinë shtazore prandaj mund të përdoret pa merak edhe nga vegjetarianët. Nuk përmban as kafeinë, kështu që ju mund të vazhdoni me ritualin tuaj të kafesë! Nuk ka asnjë dyshim se ju duhet të përfitoni nga avantazhet që ua ofron produkti #partyUp gjatë gjitha llojeve të ndejave, derisa do t’i keni parasysh aktivitetet e ditës së nesërme!
#partyUp përbërësit aktiv/kapsulë: Vitaminë C (Acid L-Ascorbic) 40.0 mg Vitaminë B1 (Thiamine HCl) 100.0 mcg Vitaminë B6 (Pyridoxine HCl) 250.0 mcg Acid folik 50.0 mcg Magnez (Magnesium bisglycinate) 60.0 mg Zink (Zink Bisglycinate) 1.5 mg Pluhur kaktusi nopal (Opuntia ficus-indica, leaf) 50.0 mg Ekstrakt nga gjembi i gomarit (25-30:1; std. 80% silymarin; Silybum marianum, seed)     37.5 mg L-Methionine 37.5 mg L-Cysteine 37.5 mg Pluhur nga xhenseni Siberian (Eleutherococcus senticosus, root) 25.0 mg Pluhur nga rrënja e xhenxhefilit (Zingiber officinale, root) 15.0 mg Acid Gamma Linolenic (GLA; Borago officinalis, seed) 15.0 mg Pluhur nga xhenseni i kuq Korean (Panax ginseng, root) 15.0 mg Përbërës tjerë: Hydroxypropyl methylcellulose, koncentrat orizi, silikon

Dozimi: 1 kapsulë para evenimentit dhe 2 kapsula para gjumit.
Kujdes! Produkti #partyUp nuk e parandalon helmimin nga alkooli. Ju lutem sigurohuni se alkoolin jeni duke e pirë në mënyrë të përgjegjshme. Pirja e shpeshtë dhe e tepërt e alkoolit dëmton shëndetin tuaj, prandaj edhe nuk rekomandohet. Mos përdorni alkool gjatë shtatzënisë dhe gji-dhënies!

#partyUp - komente produkt

Shto një koment, vlerësoni një produkt ose bëni një pyetje
There are no reviews yet.
0
0
0
0
0
garanci Çmimi më i ulët
#partyUp
Back to content