Communiguard
Produktet e tjera
Mbrojtje nga elektrosmogu
Çdo pajisje që funksionon me rrymë elektrike rrethohet nga fusha elektrike apo magnetike. Këto fusha, veçanërisht nëse jemi në kontakt të gjatë me to, mund ta prekin funksionimin e trupit tonë. Ndikime të tilla negative shoqërohen me çrregullime gjumi, dhimbje koke, faqe dhe vesh të nxehta, depresion të përgjithshëm, apo rraskapitje. COMMUNIGUARD është një fletë metalike e përpunuar në aspekt teknologjik-informatik e cila i harmonizon rrezatimet e dëmshme që prekin trupin tonë, dhe në këtë mënyrë ofron mbrojtje kundër elektrosmogut (ndikimit elektromagnetik).
Kujt i rekomandohet?
- Për t’u mbrojtur nga efektet e dëmshme të elektrosmogut, produkti aplikohet në secilën pajisje relevante. Për shembull: tek telefonat mobil, kompjuterët, telefonat me internet, pajisjet për mbrojtjen e bebeve, furrat me mikrovalë, etj.
A e dini se?
Aplikimi: me kujdes largoje fletën mbrojtëse dhe ngjite në pjesën e prapme të telefonit apo baterisë. Mos e gërvisht! Nëse dëshironi ta aplikoni në furrën me mikrovalë, atëherë gjithmonë ngjiteni në sipërfaqen e jashtme pasi që materiali i fletës përbëhet nga alumini!
A e keni ditur se COMMUNIGUARD ka arritur rezultate të shkëlqyeshme kur i ishte nënshtruar ekzaminimit biorezonancë?
Vërejtje!
COMMUNIGUARD nuk është një pajisje mjekësore; nuk është zëvendësim për këshillë apo tretman mjekësor. Kontaktoni mjekun tuaj nëse ju paraqitet ndonjë simptomë! Fletët e pashfrytëzuara duhet të mbahen larg fëmijëve.